Pema me molla
Materialet dhe mjetet; fleta te bardha, një molle, kafe ose eurokrem, sos domatesh, marmelatë
Aktiviteti: Sot do te kërkoni nga fëmija qe ai ta punoje drurin e mollës. Me pare ju pyetni fëmijën se a i pëlqejnë mollat?, çfarë ngjyre kane mollat?, çfarë shije kanë? kur piqen? ku rriten ato lartë në degë të pemës apo poshtë në tokë? etj., Lyejeni dorën e fëmijës me kafe ose eurokrem prej gishtërinjve deri te bërryli dhe udhëzojeni qe dorën ta shtyp në letër te bardhë për ta përfituar trungun me degë (si ne foto). Me pas ju udhëzojeni që gjysmën e mollës ta ngjyej në marmelatë ose sos domatesh dhe ta shtyp mbi degët që më parë i ka punuar me gishtërinj, derisa ti mbush degët me molla.
Ju mund ti lexoni fëmijës tuaj edhe një vjershë të shkurtër Tri mollat dhe sipas disponimit të fëmijës ju mund edhe t’ia mësoni.
Tri mollat
Unë jam molla rrumbullake, faqekuqe topolake.
Rrumbullake jam dhe unë por e verdhe e pjekur shume.
Edhe unë jam motra juaj, me pranoni,
jam e pjekur, dhe pse ngjyrën e kam te gjelbër.