Ekspozita e dimrit
Materialet dhe mjetet: Materialet për këtë aktivitet do të mblidhen sipas dëshirës së fëmijës, por mund të duhen edhe lapsa me ngjyra dhe fletë e bardhë.
Zhvillimi i aktivitetit: Për aktivitetin e sotëm do të përdorni çdo gjë që gjendet në shtëpi për të krijuar koleksionin e dimrit. Koleksioni mund të përfshijë rroba të fëmijës, apo edhe të tjerëve, apo objekte që përdoren në dimër. Ju mund të shërbeheni me figurat e mëposhtme për t’i identifikuar disa gjëra të cilat ndodhin në dimër. Fëmija mund t’i vizatojë gjërat që ndodhin në dimër dhe t’i vendosë tek koleksioni. Mund të përdoret pambuk për të zëvendësuar borën.
Duke qenë se është stina e dimrit, fëmija mund të mbledhë materiale edhe nga mjedisi përreth shtëpisë apo banesës për ta pasuruar ekspozitën.
Figura: Gjëra që ndodhin në dimër.