Limoni magjik
Zhvillimi i aktivitetit: Nëna të dashura, aktiviteti i sotëm do t’i befasojë fëmijët tuaj me magjinë që sjell pasi ta terni vizatimin me tharëse flokësh. Fillimisht, së bashku me fëmijën tuaj, vizatoni një shtëpi në fshat ku ka pemë dhe male, fëmija juaj ta ngjyrosë me çfarëdo ngjyra që ka dëshirë, e me pas kaloni në pjesën e magjisë.
Është e rëndësishme që qiellin ta leni të bardhë, pa e ngjyrosur, dhe tregoni fëmijës që qiellin e lëmë të bardhë pasi do ta bëjmë borën magjike.
Më pas, mjafton të keni limon në shtëpi, e duke e shtrydhur limonin në një enë të vogël përfitoni lëng limoni, dhe me ndihmën e një shkopi pambuku për veshë, sikur në foto, fëmija ta ngjyejë pambukun në lëngun e limonit dhe ta prekë qiellin me pika-pika, duke e bërë borën. Nuk do të shihni diçka pa e terur vizatimin me tharëse flokësh. Jepjani fëmijës tharësen dhe vetëm vëzhgoni magjinë, ku fjollat e borës do të bëhen të dukshme teksa teret vizatimi, dhe fëmija do të kënaqet me zbulimin e vet.