Akulli dhe orizi
Stina e verës është e nxehtë dhe për këtë arsye sot fëmijët duhet të diskutojnë me ju se si të kujdesen për veten gjatë verës. Ju mund t’i tregoni fëmijës ndonjë ngjarje nga jeta juaj kur ka qenë shumë nxehtë dhe se çfarë keni bërë për t’u kujdesur për veten. Në përrallën apo tregimin tuaj duhet të fusni edhe elementet e veshjes dhe kujdesit të higjienës gjatë verës. Mbasi të keni përfunduar tregimin do ta inkurajoni fëmijën që të përdorë mbajtësen e akullit të frigoriferit për të përgatitur kuba akulli me ngjyra. Duke qenë se kubat e akullit do të përdoren për eksperiment ju mund t’i ngjyrosni në çfarëdo mënyre që ju duket e përshtatshme. Mund të përdorni ngjyrues ushqimor, mund të përdorni markat me ngjyra apo edhe kokos me ngjyra. Përzihen uji dhe ngjyrat dhe mbushet mbajtësja e akullit të frigoriferit me to. Më pas duhet të qëndrojnë në frigorifer derisa të ngrihen.
Pasi të jenë ngrirë, në një tepsi të drejtë vendosni akujt me ngjyra rend, në pozitë vertikale, në dy kolona. Në varësi të ngjyrave që keni, fëmija do të jetë në gjendje të shohë kombinimin e tyre. Për këtë, në vijën e krijuar me akuj, ngjitur me akujt vendoset orizi. Duke u shkrirë akujt orizi merr ngjyrë dhe në të njëjtën kohë ato fillojnë të përzihen. Kështu që fëmija do të jetë në gjendje të kuptojë se si përzierja e ngjyrave krijon një ngjyrë të re.
Ky eksperiment ndihmon të menduarit e fëmijës si dhe është mjaft argëtues.