Ora po ikën, Viti i Ri po vjen
Materialet dhe mjetet: kuti të këpucëve, pjatë, 12 kapakë të shisheve (apo fasule), një lugë ose pirun të vogël.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindër të dashur, sot se bashku do të punojmë orën për t’i treguar fëmijës që ditët po kalojnë dhe Viti i Ri po afrohet çdo ditë e më tepër. Në këtë moshë sigurisht që fëmija nuk di ta shikojë orën por, duke e bërë së bashku një orë të thjeshtë në shtëpi, do t’i tregojmë fëmijës sonë si ecën koha. Merrni një kuti të këpucëve që e keni në shtëpi dhe mbi të vizatoni një rreth, sikur orë. Kapakët e shisheve apo fasulet përdorini për t’i shkruar mbi to numrat. Ju vendosni me pika vendet ndërsa fëmija t’i ngjitë ato në vendet e tyre. Mbi kapakë apo fasule shkruani numrat e orës me radhë dhe fëmija juaj do t’i vendosë numrat në vendet ku duhet, me radhë. Dy shkopinj, apo kartonë apo edhe pirunë plastike vendosini në mes të orës për t’i bërë akrepat e orës. Bisedoni me fëmijën duke i treguar se si sillen akrepat e orës, kur bëhet nata dhe kur bëhet dita. Edhe sa net duhet të flenë që të vijë Viti i Ri për të festuar. Tregoni fëmijës tuaj dhe para se të shkoni në gjumë rrotulloni akrepat e orës në 12 të natës që të kryeni një natë aty për të filluar ditën tjetër. Kjo orë do të jetë udhëzuesi i fëmijës për të parë si ecën koha dhe ditët afrohen drejt Vitit të Ri.