Luledielli
Materialet dhe mjetet: pjata të letrës ose plastike (në mungesë, ju mund të përdorni letër me ngjyrë të verdhë të prerë në formë të rrumbullakët), fara të zeza të lulediellit (ose pipëza te zeza, kokrra te kafes, fije peri te zi, pulla të zeza cilindo nga këto materiale që ju e keni në shtëpi), gërshërë, ngjitës, pipëza të gjelbër dhe gjethe ose letër e gjelbër.
Aktiviteti- Ndër begatit që i sjell vjeshta është pa dyshim edhe luledielli i cili me lulen dhe ngjyrat i jep vjeshtës shumë bukuri dhe gjallëri. Nxiteni fëmijën për bisedë duke i bërë pyetje si çfarë ngjyra ka luledielli? me kënd ngjan? Kur pjeket? etj., dhe tregoni që së bashku do ta punoni me materialet e lartpërmendura lulediellin. Jepni fëmijës një pjatë letre apo letër të verdhë të prerë nga ju në formë rrethi dhe kërkoni nga fëmija që ta pres me gërshërë rreth e rreth (si në foto), pastaj udhëzojeni që ta ngjyros me ngjyrë të verdhë dhe pasi të thahet ngjyra, fëmija ti ngjit në mes të rrethit farat e zeza (fijet e perit të zi, kokrra të kafes apo cilindo material të cekur më lartë që ju e keni në shtëpi). Më pas udhëzojeni fëmijën që me pipëza te gjelbër apo letër të gjelbër ta punon kërcellin e lulediellit dhe në fund ti ngjit dy gjethe të vërteta apo të punuara nga letra.
Nëse keni fara te lulediellit, mundësojani fëmijës që ti qëron dhe shijon ato.