Personi im i preferuar
Sot mund ta pyesni fëmijën për personin e tij/saj të preferuar.
Inkurajojeni që ta përzgjedhë një person dhe t’ju tregojë:
- Si duket personi [ta përshkruajë];
- Çfarë gjërash i pëlqejnë personit të preferuar;
- Çfarë kujtimesh të bukura ka me këtë person;
- Dy-tre situata/ngjarje kur është gëzuar apo kur ka qeshur fort me këtë person.
Më pas fëmija duhet ta vizatojë personin e tij të preferuar. Ai/ajo mund ta bëjë një mesazh në mënyrën e tij/saj për personin e preferuar.
Me ndihmën e prindit fëmija e përgatit një zarf, me qëllim që ta vendosë vizatimin brenda.
Ndihmoni fëmijës që ta zbukurojë zarfin ose dhuratën mundësisht me gjethe të thata, lule apo diçka simbolike nga mjedisi ku fëmija jeton. Fëmija mund të vendosë brenda zarfit edhe ndonjë punim tjetër të krijuar nga vetë ai/ajo. Fëmija ia dërgon zarfin apo dhuratën personit të tij/saj të dashur.
Fëmija mund ta bëjë edhe një jastëk të vogël me ndonjë pjesë të veshjeve/rrobave të personit të dashur – një bluzë apo një këmishë sikur në foto.