POSTA – Një mesazh për shokun/shoqen apo një të afërm në një vend të Europës.
Duke qenë se kjo javë është java e Europës, së bashku me fëmijën bisedoni rreth të afërmve tuaj që jetojnë në vende të ndryshme.
– Ju mund të bisedoni edhe për ndonjë shok ose shoqe që fëmija e ka dhe që i mungon shumë në këtë kohë karantine, ose një shok/shoqe që dëshiron ta ketë dhe që jeton në një vend të Europës.
– Nxiteni fëmijën që ta zgjedhë një mesazh special, të cilin mund ta shprehë sipas mënyrës së tij: përmes një fotoje, përmes një vizatimi, apo çfarëdo që fëmija dëshiron.
Përcaktoni së bashku se si do ta dërgojë fëmija këtë mesazh.
– Mund ta krijoni së bashku një zarf, sikur në foton në vijim. Lejojeni fëmijën që vetë ta punojë zarfin.
– Mund edhe ta dërgoni mesazhin në formë të dhuratës. Në këtë rast udhëzojeni fëmijën ta paketojë mesazhin e tij/saj.
– Në të dyja rastet, tregoni fëmijës se në zarf apo në kuti duhet shkruar të dhënat për atë që e dërgon (dërguesi) dhe atë që e merr (pranuesi): emri dhe mbiemri, adresa e banimit, qyteti dhe shteti.
E ruajmë dhe e dërgojmë me postë kur të dalim ose e dërgojmë me postë elektronike.