Të rejat e fundit

Të dashur prindër/kujdestarë ligjor, fëmijë dhe edukatorë mirësevini në platformën ''Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0 – 6 vjeç''

Kjo platformë vjen për ju me qëllim që të jemi pranë jush në realizimin e aktiviteteve ditore me fëmijët tuaj në kushte shtëpie. Përmbajtja e aktiviteteve të prezantuara në këtë Platformë i stimulon fëmijët në zhvillimin e tyre në të gjitha fushat zhvillimore në varësi të moshës së tyre si në fushën fizike, njohëse, emocionale, matematikore dhe në atë të kreativitetit.
Po ashtu kjo platformë do të sjellë informata se si të flasim me fëmijët për COVID-19, do të ketë tema mujore, formularë monitorimi për edukatorë, shembuj të aktiviteteve të realizuara nga fëmijët, video të ndryshme dhe materiale që flasin për zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme …