Materialet e nevojshme: Një enë e metalit, pak letra ose shkopinj të thatë, shkrepës, një zorrë që lidhet me ujin, ose mund të përdorni një bakall me ujë. 

 

Profesioni i zjarrfikësit është jo gjithmonë i njohur për fëmijët, prandaj flisni me fëmijën se çfarë është ky profesion. Është mire që të siguroni nr. e zjarrfikësit në zonën tuaj, dhe ta vendosni në një vend të dukshëm, që fëmija të mund ta shohë. 

Pasi të keni diskutuar, ju i tregoni fëmijës që ka për të luajtur rolin e zjarrfikësit me praninë tuaj gjithmonë. 

Fëmijëve iu pëlqen të ndezin zjarr, prandaj kërkoni nga fëmija që t’ju ndihmojë. Ndërkohë i shpjegoni fëmijës se kur mund të ndodh që të ndizen zjarret në shtëpi apo ambient pa dashje. Në këtë mënyrë ju mund të siguroni që fëmija të kuptojë se kur duhet të këtë kujdes. 

Mbasi të ndizni zjarrin kërkoni nga fëmija të luaj rolin e zjarrfiksit dhe ta shuaj zjarrin. Mund ti jepni një medalje fëmijës për suksesin e treguar si zjarrfikës i vogël. 

Duke qenë se aktiviteti kërkon që të ndizet zjarr, prindërit vete duhet të jenë të kujdesshëm që të mos lëndohet fëmija. 

Në fund të aktivitetit mund t’i kërkoni fëmijës që të vizatojë sipas mënyrës se saj/tij disa situata ku mund të shfaqen zjarre që kanë nevoje për ndërhyrjen e zjarrfikëseve.