Çanta me numra
Materialet e nevojshme: Qese apo çanta letre, marker, materiale nga natyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Siguroni disa qese apo çanta të letrës dhe shënoni në secilën qese një numër, duke filluar thjesht me vetëm 1, 2 dhe 3.
Dilni me fëmijën tuaj jashtë, aty ku ai mund të gjejë gjëra për të mbledhur, të tilla si gjethet, gurët, shkopinjtë, lulet, etj. Udhëzoni ta vendosë numrin e duhur të sendeve në secilën qese sipas numrit. Fëmija mund të mbledhë vetëm gjethe por duhet t’i ndajë sipas ngjyrës/ madhësisë/llojit në secilën prej qeseve. Këtë lojë fëmija mund ta bëjë edhe në shtëpi pasi t’i ketë mbledhur disa materiale gjatë shëtitjes. Ju mund t’i kërkoni fëmijës të gjejë nëpër shtëpi 2, 3 ose 4 objekte të njëjta.