Materialet e nevojshme. Nuk ka nevoje për mjete të veçanta

Fëmijët e kësaj moshe në përgjithësi duan që të bëhen polic, prandaj është e këshillueshme që prindi t’i jap mundësi fëmijës që të takojë ndonjë polic dhe fëmija të ketë mundësi që të diskutojë me të mbi këtë profesion. 

Fëmijët e kësaj moshe mund ta kenë të vështirë të kuptojnë konceptet abstrakte prandaj sigurohuni në shtëpi të diskutoni për këtë profesion në terma konkret.  Fëmija mund të vizatojë policin dhe t’ju tregoj juve që çfarë punë bën polici. Vizatimin mund ta vendosi në një vend të dallueshëm dhe atë që ka përjetuar në bisedë me policin  t’ia tregoj edhe anëtarëve të tjerë të familjes.  Fëmija mund të dramatizoj rolin e policit me pjesëtarët e familjes. Fëmija mund të shtiren se drejtojnë trafikun nëpër qytet me bilbilin në gojë, të marri telekomandën e televizorit dhe të bëj sikur pranon thirrje për ndihmë. Oficerit tuaj të ri mund t’i pëlqejë një partner i besueshëm në punë, si një kukull e preferuar, apo mund të përdor një nga antarët e familjes, ose mund të përdorë vulat për të bërë kartolina falënderimi për respektimin e ligjit. Kjo eksperiencë është shumë me rendësi mos të ekzagjerohet duke e shndërruar policin në një person të frikshëm, por fëmija duhet ta shohë këtë profesion si mbrojtës të tij apo të familjes.