Materialet e nevojshme; ngjyra të ndryshme( uji, druri, vaji), plasteline, ose nëse ka mundësi çimento të bardhe. 

Fëmijët kanë shumë dëshirë të shprehen përmes artit, prandaj ju mund të flisni me fëmijën për profesionin e artistit dhe të inkurajoni fëmijën tuaj, të zbuloje se çfarë bën ky profesion. 

Një mundësi është që fëmija çdo ditë për një jave të vizatoje apo pikturoje çfarë dëshiron në mënyrën e vet dhe ti mbledh të gjitha punimet e t’i vendose në një kënd të shtëpisë, apo në mure dhe të gjithë të vizitojnë këtë miniekspozitë. 

Një mundësi është që fëmija të përdorë plasteline, brume dhe të krijoje forma të ndryshme sipas dëshirës dhe të krijojë një koleksion me to. 

Gjithashtu mund të përdoret çimento e bardhe e cila mund të përdoret për të krijuar forma të ndryshme me ndihmën e tullumbaceve, leckave të thjeshta dhe tu jepet forma e dëshiruar. 

Fëmija mund të zgjedh që të bëj një recital me vjersha apo tregime të cilat i din apo i krijon vet. 

Për të eksploruar këtë profesion fëmija mund të bëj edhe kombinim të aktiviteteve duke ftuar edhe fëmijë të tjerë të afërt apo shoke/shoqe.