Më pëlqen të vizatoj

Materialet dhe mjetet: fletë A4, laps, ngjyra etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari bashkëbisedon për ndonjë lodër apo objekt në hapësirat e shtëpisë psh. dera a është e drejtë? Po tavolina, karrige? Po gjethet e lulet janë të drejta?( apo ndonjë gjë tjetër që është e lakuar). Nëse duam ta vizatojmë një shtëpi, apo pallat me çfarë vija duhet ta vizatojmë? Po nëse dëshirojmë të vizatojmë ndonjë rrugë për të shkuar tek gjyshi apo gjyshja, cilat vija duhet t’i përdorim? Etj. disa pyetje ku fëmija tregon për llojet e vijave që përdoren kur vizatojmë.

Merret fleta e bardhë A4 dhe fëmija vizaton diçka sipas dëshirës. Gjatë përshkrimit se çka ka vizatuar fëmija me disa fjalë përshkruan edhe objektet që i ka vizatuar dhe me çfarë vija janë vizatuar.

Nxiteni fëmijën të vizatoj vizatime të ndryshme duke theksuar llojet e vijave: e drejtë. E lakuar, zik-zake etj.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.