Kartolina e vjeshtës

Materialet dhe mjetet: gjethe me ngjyra, madhësi dhe forma të ndryshme, fletë letre të bardha, ngjitës të padukshëm letre, gërshërë. 

Zhvillimi i aktivitetit

Dilni së bashku me femijën në natyrë dhe mbildhni gjethe të madhësive, formave dhe ngjyrave të ndryshme. Kur të ktheheni në shtëpi vendosni gjethet një nga një në fleta të bardha dhe i vendosni sipër ngjitësin e letrës. Pastaj me gërshërë i preni format e krijuara me gjethet e mbledhura.

Merrni një letër me ngjyrën që i pëlqen fëmiut dhe mbi të ngjitni gjethet të cilat duken si të plastifikuara. Keshtu krijoni një kartolinë për të festuar vjeshtën.