Eskplorojmë me llupë [ose fundin e kavanozit]

Materialet dhe mjetet: një llupë ose një kavanoz me fund të trashë.

Organizimi i aktivitetit:  Tregojini fëmijës që sot do të eksplorojë oborrin, kopshtin, parkun apo ballkonin. Ofrojini llupën ose një kavanoz të vogël me fund të trashë dhe tregojini se si mund të eksplorojë/zbulojë gjërat që janë në natyrë, në oborr, në park apo në ballkon. Sa herë që fëmija zbulon diçka, kërkoji që ta përshkruajnë çfarë ka parë, si duket, çfarë ngjyre është, sa e madhe është, etj.  Kërkoni nga fëmija që t’i shikojë gjërat edhe me llupë edhe pa llupë dhe t’ju tregojë si dallojnë ato.

Sugjerim: Nxitni kureshtjen e fëmijës në eksplorimin e natyrës dhe të ambientit ku jeton ashtu që të shtrojë pyetje për çdo gjë që sheh me llupë.