Shporta me gjethe

Materialet dhe mjetet: shportë ose kuti, gjethe, ngjitës, letër, etj.

Organizimi i aktivitetit:  Aktiviteti rekomandohet  të zhvillohet në ambient të jashtēm, edhe nëse bie shi. Lejojeni fëmijën të përpiqet që të vishet vetë dhe së bashku dilni në natyrë, në park apo në oborr. Lejojeni të luajë me gjethe, me shkopinj apo me gjëra të tjera të sigurta që i gjen në park apo oborr. Më pas, kërkojini që të mbledhë lloje të ndryshme gjethesh dhe t’i vendosë ato në shportë, në qese apo në kuti. Udhëzojeni që të kujdeset që mos t’i thyejë gjethet. Pasi të ktheheni në shtëpi, le t’i zbrazë gjethet në tavolinë apo dysheme, dhe pastaj pyeteni çfarë dëshiron të bëjë më to. Ju mund t’i vendosni një letër, gazetë apo fletë reviste të vjetër në xham apo në mur dhe fëmija të përpiqet t’i ngjisë vetë gjethet aty. Ju mund edhe ta inkurajoni  të shkërmoqë gjethet dhe t’ju tregojë ndjesinë që ka në duart e tij/saj. Pasi të përfundoni lojën, fëmija angahzohet që ta pastrojë vendin e lojës.