Akullorja me numra

Sot fëmijët do të luajnë dhe do të mësojnë për numrat përmes lojës me akullore. Për këtë lojë ju nevojiten:  letra në të cilën do të jetë i vizatuar koni, letra në formë të konit, kapakë të shisheve, pulla të mëdha, toptha të vegjël prej letre me ngjyra të ndryshme, toptha të vegjël me brumë plasteline, kapëse për topat, dhe lapsa me ngjyra.

– Në letrën ku është vizatuar koni, fëmija  me kapëse vendos aq toptha të akullores sipas numrit të shkruar tek koni.

– Sigurohuni që fëmija t’i vendosë  topthat  e akullores në të gjitha konet

– Ju së bashku mund ta krijoni letrën në formën e konit dhe fëmija vendos brenda saj aq kapakë ose pulla, toptha të vegjël letre apo toptha plasteline sa të dëshirojë, prej 1 deri në 5.

– Nxitini fëmijët që të përdorin ngjyra të ndryshme dhe toptha me madhësi të ndryshme.

– Për secilën prej ngjyrave fëmijët mund ta përzgjedhin edhe shijen që u pëlqen.